Per Ne

Kodi i Etikës

Parimet universale për Biznes dhe Kodi i Etikës: BP HOME SHPK

Kodi i etikës në BP HOME shërben si një hartë për të gjithë korporatën dhe Aktivitetet  e saj dhe  të gjitha vendimet e marra në kuadër të kompanisë. Kjo është një bazë për sjellje e cila është moralisht, ligjërisht dhe në kodin etike e paqortueshme.
Aplikimi i saj nga çdo anëtar i personelit ndihmon ne shmangien e  gabimeve dhe gjykimeve apo performancës se dobët , si dhe promovimin e vlerave dhe parimeve.
Çdo anëtar i stafit në Bp Home duhet t'i përmbahet këtyre parimeve dhe vlerave, pavarësisht nga kontrata e tij / saj pozitë, ose në vendin e punës.

Qëllimi i Kodit të Etikës është përmirësimi i vazhdueshëm dhe optimizmi i proceseve të tërë Grupit BP Home  sa i përket rritjes së cilësisë, mbrojtjen e mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë.

Vlerat dhe parimet e Kodit të Etikës

Pajtueshmëria me rregullat ligjore

Të gjitha ligjet, rregulloret, direktivat, standardet dhe zakonet e vendit ku operon BP Home duhet të aplikohen dhe të respektohen në mënyrë rigoroze dhe po ashtu dhe të gjitha transaksionet e biznesit dhe vendimet.

Konkurrencë të ndershme

BP Home vendos prioritet të lartë transparencën dhe sjelljen  e drejtë në treg. Çdo kufizim të konkurrencës së lirë dhe shkelje të ligjeve të konkurrencës janë të papajtueshme me filozofinë e korporatës dhe kulturës se punës, si dhe me imazhin BP-së.

Ryshfeti dhe korrupsioni

BP Home  lufton çdo formë të korrupsionit dhe mitmarrjes. Këto veprime janë rreptësisht të ndaluar për çdo punonjës që drejtpërdrejtë ose ne mënyre të tërthortë të ofrojnë apo të pranojnë përfitimet e mundshme, për të bërë një përshtypje të paligjshme duke ndikuar ne transaksionet e  biznesit.

Respektimi I të drejtave themelore

BP Home nuk toleron asnjë formë të diskriminimit dhe promovon mundësitë e barabarta dhe trajtim të barabartë, pavarësisht nga raca, kombësia, përkatësia shoqërore, aftësi të kufizuara, orientimin seksual, besimet fetare apo politike, gjinia apo mosha. Dinjitetin e një individi, të drejtat private dhe personale duhet të respektohet. Trajtimi nënçmues i të punësuarve përmes stresit psikologjik, ngacmimit seksual ose të ngjashme do të thotë nuk do të tolerohen.

Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe trajnimi

Trajnimi dhe zhvillimi resurseve humane është një prioritet i rëndësishëm në BP Home me qëllim të ofrimit të - përmes mirëkuptimit të ndërsjellë dhe sjelljes se duhur – është një themel i fortë për shërbimin e klientit, ndërgjegjësimin e mjedisit për shëndetin dhe sigurinë, si dhe rritjen e vetëdijes kundrejt përgjegjësisë që kompania  ka  drejt shoqërisë si një  tersi.

Angazhimi për shoqërinë dhe bamirësitë

BP HOME mbështet një grup të zgjedhur të institucioneve dhe organizatave humanitare, sociale, bamirësisë, arsimore apo kulturore.

Klienti – gjithmonë ne qendër te vëmendjes

BP Home gjithmonë përqendrohet në nevojat e konsumatorit. BP Home  termin "cilësi" e interpreton në spektrin gjithëpërfshirës ku  përfshinë  cilësinë  e projekteve, produkteve ose shërbimeve, respektimi  e afateve , fleksibilitetin si dhe arritjen e objektivave ekonomike dhe teknike. Gjatë kryerjes së ndonjë aktivitet, kompania synon për te arritur një shkallë të lartë të kënaqësisë së klientit.

Menaxhimi i riskut

BP Home ngrit vetëdijen për riskut strategjik dhe operacional përmes sistemit uniform dhe transparent të menaxhimit të riskutt. Kjo formë e organizimit ndihmon për ti identifikuar risqet para se te ndodhin. Objektivi kryesor i menaxhimit të riskut  është të identifikojë dhe ti zbus ndonjë nga risqet, si ai i performancës se dobët,  riskut financiare  e po ashtu edhe rreziqet lidhur me mjedisin dhe sigurinë.

Shëndeti dhe Siguria

BP Home përpiqet të krijoj një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm të punës, kjo kërkon ti aplikojmë masa të rrepta  të sigurisë,  shendetësisë dhe rregullat e Eurokodit për ambientin ku punohet  si dhe praktikat më të mira. Monitorimi sistematik dhe një qasje me përgjegjësi ndaj situatave të rrezikshme rrit ndërgjegjejën dhe përgjegjësin e  stafit  ndaj shëndetit në punë dhe sigurisë dhe në të njëjtën kohë rrit efektin e parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

Mbrojtjen e mjedisit

Bp Home ka në konsideratë  mjedisin  dhe përgjegjësin sociale kur do që ka përpara vete ndonjë vendim strategjik  biznesi si dhe menaxhimin e burimeve dhe infrastrukturës. Përpjekjet e kompanisë janë gjithnjë në drejtim që  të kemi ndikim minimal në mjedis dhe vazhdimisht përpiqet ti  përmirësoj dhe rrit  masat për mbrojtjen e mjedisit.

Partnerët e biznesit
Kur zgjedhe një partner biznesi ose edhe  furnizues, BP Home merr ne konsideratë nëse ata përputhen me parimet e paraqitura në këtë Kod të Etikës dhe njëkohësisht  mundohet që ky kod të ketë aplikim të përkryer përgjatë gjithë operacioneve të të gjithë grupit .

 

Copyright BP-HOME !997 - 2013 | Contact: +386 49 174 800 - +381 38 220 140 | E-Mail: info@bp-home.com