Ndërtimi dhe Materialet
Mbikqyrja

 
 

Pas realizimit të projektit zbatues  ekipi i mbikëqyrjes i përcaktuar nga ana a kompanise BP Home merr përsipër që përmes inxhinierve të kualifikuar do ta bëj Mbikqyrjen e realizimit të ndërtimit të komplekseve, duke filluar nga organizimi i vend-punishtës, procesin e rrënimit te ndërtesave të vjetra, të gjithë ndërtimin e deri në përfundimin e tij sipas parimit ‘’Qelës në dorë’’, si dhe asistimin me rastin e pranimit teknik të objektit nga organi kompetent komunal.

Ekipi i mbikëqyrjes do të realizoj dhe përfundoj detyrat e lartpërmendura, në përputhje me  “Projektin detal” të punuar për ndërtimin e Kompleksit, të cilin Kompania BP HOME do t`ia dorëzoj në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Gjatë kryerjes së punëve ekipi i mbikëqyrjes do t`i përmbahet “Projektit Detal” dhe në përputhje me të do ta punoj “Projektin zbatues” i cili do të jetë në përputhje me standardet teknike profesionale dhe zotohet se do të marrë pjesë respektivisht do ta prezantojë dhe mbrojë projektin para Drejtorisë për Urbanizëm si dhe do të bëjë të gjitha ndryshimet/përmirësimet në projekt deri në pranimin e tij respektivisht deri në marrjen e lejes së përdorimit.

Ekipi i cili mbikëqyre punimet po ashtu zotohet se do te marrë pjesë gjatë implementimit të projektit, do të këshillojë lidhur me implementimin e tij dhe në rast të problemeve në implementim të bëjë ndryshimet e nevojshme ne projekt.

Ekzekutimi i projektit dhe kontrolli

Menaxhimi i projektit

  • Planifikimi i projektit dhe kontrollimi (menaxhimi i dimensioneve të kohës dhe kostos gjatë periudhës së ekzekutimit);
  • Administrimi i kontratës
  • Koordinimi dhe menaxhimi i tëre projektit
  • Organizimi i strukturës së menaxhimit të projektit
  • Përdorim optimal i fondeve në dispozicion
  • Përgatitja e orarit të detajuar të projektit
  • Përgatitja e planit financiar të projektit
  • Vendosja e modelit  kompjuterik për monitorimin e progresit
  • Koordinimi i ekipeve të projektit mbi projektin
  • Përmirësim i dizajnit të projektit si dhe kualitetit të ndërtimit
  • Koordinim në përgatitjen e dokumenteve teknike ne nënkontraktort

Dizajni

Përgatitje dhe kontrolli i detajuar i faza të projektit për realizim

  • Dizajn i detajuar i formave dhe ndërtimit prej çeliku
  • Dizajn i detajuar i instalimit të ujit dhe kanalizimit
  • Dizajn i detajuar të instalimeve mekanike
  • Dizajn i detajuar i instalimeve elektrike
  • Dizajn i detajuar i peizazhit

Mbikëqyrja

Mbikëqyrja e të gjitha punimeve në teren sipas ligjeve dhe rregulloret e Kosovës për ndërtimtari

 

 

Copyright BP-HOME !997 - 2013 | Contact: +386 49 174 800 - +381 38 220 140 | E-Mail: info@bp-home.com