Projektet dhe Oferta
Përshkrimi i koncept idesë - Aspekti Filozofik
 

Sa krijesë e ndjeshme dhe e brishtë është specia jonë
Qyteti është duke ndryshuar ne vazhdimësi, shpesh here pa dashje, e anashkalon njeriun nga qendra e vëmendjes. Meqë kjo ne hapësirën tone gjeografike është e mundur, na mbetet në ndërgjegje masa e përfilljes se fenomenit njeri.Njeriu ne natyrën e tij është i ndryshëm nga te tjerët dhe njëherit i ndryshueshëm. Si qenie shoqërore qe është, ka afinitet dhe mundet te jetë: pjese e një bashkësie te vogël ose me te madhe; prestar i një familje me një, dy apo me shume gjenerata qe bashkëjetojnë; fiziku i tij te jetë me i shkurte apo me i gjate, me i thate ose me korpulent; me aftësi te kufizuara fizike apo atlet; me kërkesa te vogla ose te mëdha; me mundësi investive te kufizuara apo me pak te kufizuara etj. Përmes kësaj analize shohim sa te ndryshëm dhe te veçan ne natyrën dhe kërkesat tona jemi, e sa me afër përmbushjes se tyre „aq me te dobishëm do te jemi për ta zhvilluar shoqërinë tone dhe mbare njerëzimin".Ajo për ç’far jemi përcaktuar ne kontekst filozofik nuk është e re por vazhdimësi e te qenit studioz e konkurues për zgjidhje te kohës me te gjitha tiparet meritore.
Gjeometria dhe funksioni arkitektonik

Përmasat e njeriut në qendër të planifikimit
Ç’do njeri është i ndryshëm prej tjetrit, prandaj secilit i takon një karrige me masa personale – optimale, ndërsa kërriga e tjetrit është: më e larte, më ulet, më e bute, më e forte, më e kuqe, më e verdhe, ...
Meçe porositësi është vetëm një "BP Home" dhe jo 69 sa edhe numri i shfrytëzuesve te banesave (i njëjti parim vlen edhe për pjesën afariste te ndërtesës) per te arritur vlera me te larta profesionale Arkitektonike dhe humane e njerëzore, jemi përpjekur qe te ofrojmë zgjidhje konceptuale me fleksibilitet: ne madhësi; ne organizim ; ne orientim; ne tipologji; ne trajte; forme dhe funksion.
Nevojat dhe Zgjedhjet në Projekt

Së pari ishim ne të dy . . .
Qëllimi është qe zgjidhja te jetë sa me gjithë përfshirëse në plotësimin e kërkesave të klienteles dhe te ofrohet një palete e gjere për oferte ne treg te produktit te ndërtuar.
Asgjë nuk është ashtu siç duket, gjithçka është ne transformim dinamik, as kërkesat e ditës se djeshme nuk janë sot me te njëjtat!

. . . pastaj erdhe edhe ti
Nje zgjidhje uniforme nuk është opcion! Krijimi i zgjidhjes universale dhe shumë funksionale duhet promovuar se është jetëgjate dhe si e tille e pranueshme.


Struktura dhe Renditja e Vëllimeve

Shembull i thjeshtë në natyrë "Vëllimet e renditura"
Nder faktorët relevant për sukses ne udhëheqjen e biznesit është vendi-pozita e biznesit ndaj qytetit, organizimi funksional i hapësirës, Infrastruktura bashkëkohore dhe mundësia e ofruar për prezantim reprezentativ të biznesit tuaj me gjithçka që e rrethon.
Në të shkuarën e afërme takimet afariste ne mungese te hapësirës adekuate zhvilloheshin ne kafiteri apo hapësira me karakter të ngjashëm publik. Me modernizimin e jetës ne Kosove, puna gjithnjë e me shpesh po zhvendoset nga mjedise pa kritere ne zyre te mirëfillta me ergonomi dhe infrastrukture cilësore-bashkëkohorë, e ne rastin me te mire fare pranë vendit ku ne banojmë.
Marre ne konsiderate përshkrimet me larte ne njërën ane, dhe kompleksitetin e detyrës projektuese me gjithë kufizimet e madhësive për hire te kritereve ne tregun lokal nga ana tjetër, fare lehte rrezikohet te degradoj ne diçka qe len për te dëshiruar. Ajo ç’ka mbetet është vendosja e margjinave ne ç’masë te tolerohet apo ne te kundërtën te luftohet fenomeni duke promovuar dhe ndërtuar vlera me te larta.
Si ne te kaluarën, ashtu edhe sot, qendrat afariste i gjenerojnë zhvillimit urban lidhjet e mira ndërfunksionale dhe i bën ato me te suksesshme.
Krijimi i hapësirave për parkim te automjeteve me rruge te shkurtër dhe komode deri tek biznesi ose hapësira për banim është një komoditet i mangët ne Prishtine.
Ne kontekstin e përjetimit vizual, ne mes te hapësirës se brendshme dhe asaj te jashtme te ndërtesës ndodhet atraksioni kryesor Arkitektonik. Ne shikim te pare vërehet ndarja e qarte funksionale ne mes te tre trupave vëllimore ne kompleksin banesor afarist:

      Qendra tregtare me shtrirje horizontale
      Qendra Administrative afariste e zgjatur vertikalisht
      Ndërtesa banesore e shtrirë horizontalisht mbi qendrën tregtare
 


 


Copyright BP-HOME !997 - 2013 | Contact: +386 49 174 800 - +381 38 220 140 | E-Mail: info@bp-home.com