Projektet dhe Oferta

Untitled Document
MOLLA SI FRUT  
a

Dikur, në fillet e njerëzimit, thuhej se molla ishte fruti i ndaluar që rritej në të ashtuquajturën ‘Pema e Dijes’. E sot, si zhvillim i një ‘Prishtine të Dijes’, pa asnjë lloj ndalese apo limitimi, po i lëshon rrënjët MOLLA – objekti më i ri residencial dhe multifunksional.

KUPTIMI I NJË JETE TË THJESHTË


MOLLA është vendi me kombinim të përsosur të komoditetit të jetës në qytet dhe në të njejtën kohë qetësisë, sigurisë dhe intimitetit – e izoluar totalisht nga zhurma e jetës së shpejtë të qytetit.

ARGËTIMI DHE NEVOJAT E JETËS SË PËRDITSHME
a

Vetëm pak hapa larg rehatisë së shtëpisë, do të zbuloni një botë krejtësisht ndryshe, që shuan monotoninë e jetës së përditshme, dhe në të njejtën kohë plotëson kërkesat dhe nevojat e saj. Aty ku mund te përshkosh rrugët e kompleksit për nevoja personale, e të shijosh kohën me njerëzit më të dashur .

INTIMITETI I JETËS

Të jetosh në një komunitet banesor të përbashkët, shpesh ndërlidhet me mungesën e intimitetit. Në MOLLA, banorët do të përjetojnë intimitetin e një komuniteti të vogël, ndërsa në të njejtën kohë do të kenë shancën për të shijuar resurset emocionuese të përbashkëta të kompleksit, dhe karakteristikat e jetës së qytetit për një jetë sa më metropolitane.

DINAMIKA E JETËS

Në shpejtësinë dhe ngarkesën e ditës, infrastruktura e vendit se ku jeton do të thotë shumë.  Duke pasur afër margaritarët e nevojshëm për të pasur një jetë sa më të lehtë dhe të shëndetshme, krijohet koha për të jetuar - dhe jo per t’u bërë rob i makinës dhe kohës, por rob i kënaqësisë dhe shfrytëzimit të jetës në maksimum.

Ngadalëso kohën, dhe eja e jeto në MOLLA!              


INSPIRIMI DHE PROJEKTIMI - ME INTIMITETIN DHE UNIKEN NË MENDJE

 

Njeriu në natyrën e tij është i ndryshëm nga të tjerët, si në pamje, në shije e mënyrën se si jeton. Ka afinitet dhe mundësi të jetë pjesëtar i një familje me një, dy apo më shumë gjenerata që bashkëjetojnë; fiziku i tij të jetë më i shkurtë apo më i gjatë, më i thatë ose më korpulent; me aftësi të kufizuara fizike apo atlete; me kërkesa të vogla ose të mëdha; me mundësi investive të kufizuara apo më pak të kufizuara. Duke ndjekur këtë filozofi të planifikimit të një lagje tradicionale të përzier me një përdorim urban universal, MOLLA bashkon banimin e një jete të gjallëruar të qytetit, dhe një jetë të qetë intime dhe të sigurt. E izoluar komplet nga rruga me anë të gjelbërimit dhe parqeve të vogla, MOLLA është ndarë në tri hyrje banimi, duke krijuar komunitete të vogla me vetëm dymbëdhjetë banesa përbrenda një hyrje.


MOLLA – ARKITEKTURA E LUMTURISË

Një ndër efektet kryesore - por shumë pak të përmendura - të lumturisë dhe mjerimit, është cilësia e mjedisit që na rrethon: si lloji i mureve, karrigeve, objekteve, e rrugëve

MOLLA, është rezultat i besimit në efektin e lumturisë që arkitektura mund të arrijë, sepse ku ne jetojmë influencon shumë atë se çfarë dhe kush mund të jemi.

TRAJTIM MBRETËROR I MAKINËS

Jeta në qytet përkufizohet me stresin e parkimit të makinës, por jo në MOLLA. Jepi makinës tënde dhe vetes dhuratën e një trajtimi mbretëror, me një hapësirë të parkingut të mjaftueshëm, dhe të organizuar mirë e sigurt.

PARAJSA NË TOKË

Gjelbërimi, me efekt të dyfisht - estetikës dhe shëndetit - do luaj rolin kryesor të harmonisë duke qenë pjesë e çdo këndi të kompleksit. Për të marr frymë lirshëm ne freskinë e natyrës dhe ndjesinë e një parajse në tokë.

JET
Ë PA BRENGA

Me përparimin e shpejtë të teknologjisë jetesa po vjen e bëhet më e lehtë, por nuk do të thotë të ndalemi vetëm në telefonat intelegjent që i mbajmë në duar. Sistemin intelegjent, që bashkëpunon me paisje të tjera intelegjente(telefonat intelegjent dhe touch-screen monitor në banesë) mund ta integrojmë edhe në shtëpi. MOLLA ofron sistemin e parë të banesave intelegjente në Kosovë, ku nga afër apo distanca mund të kontrollohet apo teledirigjohet banesa juaj. Ky sistem të jep mundësinë e kontrollimit të: roletave me sensor, nxehjes-ftohjes, kamerave, hyrje me anë të shenjave të gishtërinjve, sensorin e zjarrit, sensorin e kontrollimit të levizjeve në banese, dhe lënjen e porosive. Për një jetë, pa brenga. 


a

VEND PËR KREATIVITET DHE FUNKSIONALITET

 

MOLLA ke shancën për të trajtuar hapësirën e banimit sipas kushteve dhe kërkesave tuaja. Në kompleks, hapësirat nuk janë vetëm mure uniforme, të
palëvizshme, që imponojnë dhe krijimin e hapësirën se ti ku jeton. Por ato janë hapësira, me mundësi të shëndrrimit në forma të ndryshme duplexi e triplexi
Pra këtu, je i mirëseardhur për të filluar një jetë unike dhe në luks, çfarëdo që janë kushtet e tua. Në MOLLA, është mënyra perfekte për të jetuar në qendër të të gjithave. Foleja më e bukur e qytetit, për ty, dashurinë e jetës, dhe zogjtë e tu të vegjël.

KURORA E OBJEKTIT

Shijo hapësira të hapura në të cilat gjatë ditës derdhet drita natyrale nga dritaret që shfaqin pamjen e qytetit. E kur nata bie dhe dielli pushon, qyteti vjen në jetë me dritat vezulluese, e ti nga xhakuzi shikon me kënaqësi qytetin duke bërë paradë.  Penthouses, kanë hapësira të brendshme jashtëzakonisht të gjera, që të japin ndjenjën e një vile. Tarraca dhe kopshte intime të mëdha, të gjitha nën shfrytëzimin dhe kontrollën personale të pronarit. Penthouse në MOLLA, është kurora e objektit, që mundëson një jetë magjepëse metropolitane me pamjet më spektakulare të qytetit.

Kopshtet e Penthouse përmbajnë:

  • Një skarë e cila mund të përdoret dimër e verë, e prodhuar nga Schiedle Austri.
  • Tavolinë buke për të dy sezonet si dhe mundësi të instalohet pishina private (sipas dëshirës së banorit).

NJË BOTË QË E KRIJON TI

Që nga momenti i hapjes së portave të kompleksit ti hyn në një botë të sigurt dhe plot intimitet. Duke krijuar hapësirën tënde të veçantë, nga momenti i hapjes së derës së shtëpisë, e len botën pas krahëve. Ku momentet më të bukura të jetës do i kalosh me familje në hapësirën e gjerë të dhomës së ditës, e oreksin tënd do e shuash në hapësirën e ngrënies, të ngrohtë dhe me erë të shijëshme. Brengat e shqetësimet do i pastrosh në banjot luksoze, e ditën do ta përfundosh me qershinë në tortë, në hapësirën më komode të banesës, në dhomën e gjumit.

Eja, krijo këtë botë. MOLLA po të pret.


 


Copyright BP-HOME !997 - 2013 | Contact: +386 49 174 800 - +381 38 220 140 | E-Mail: info@bp-home.com