Hulumtim dhe Zhvillim

 

Bp Home ofron zhvillim të vazhdueshëm personal dhe profesional në bazë të kritereve transparente, duke përfshirë mundësinë për trajnime jashtë vendit, apo agazhimin ekspertëve të huaj në mbajtje të trajnimeve specifike në zyret tona. Në fokus të veçantë kemi trajnimet në fushën e përdorimit të software-ve të ndryshëm dhe aplikimin e metodave matematiko-statistikore dhe teknikave që përfshijnë parashikime, 6 Sigma, analiza regresive, analizë të mospërputhjeve, analiza të faktorëve, etj. Poashtu, për të qenë sa më të saktë ne përdorim modelim matematikor dhe simulim kompjuterik të proceseve të situatave reale për projektet zhvillimore në sferën e patundshmërive.

 

Në fusha tona të interesit hyjnë edhe: 

 

Implementimi i metodave hulumtuese operacionale dhe teknikave të llojit të programimit matematikor (optimizim), metoda kombinatore, analiza inventare, analiza input-output, etj;

Analiza, adoptimi dhe aplikimi i teknikave bashkëkohore dhe metodave në dizajnim të projekteve, sistemit dhe menaxhmentit.

Sigurimi i shërbimeve nga ekspertët  lidhur me zhvillimin e infrastrukturës dhe informatat e kompanisë.

Modelim matematikor dhe statistikor ndaj proceseve komplekse dhe sistemeve.

Analiza kualitative dhe kuantitative e të dhënave.

Definimi dhe planifikimi dinamik i burimeve për implementimin e strategjive të zgjedhura;

Kontabiliteti menaxhues dhe kontabiliteti i kostove;

Përpunimi i modeleve matematikore për qëllime buxhetore (modeli mbi të ardhurat dhe shpenzimet, prodhimi, modeli i stoqeve dhe i blerjeve, modeli cash-flow dhe i profitabilitetit);

Raportimi i niveleve dhe i procedurave (raport mujor, tre javor, apo javor, raport i përgjegjësive);