Mirëqenia e plotë

Filozofia jonë e punës është që secila ditë e punës të fillohet si të ishte e para, duke sjellë gjithmonë pozitivitet dhe ide të reja në punë.

 

Bp Home është gjithmonë proaktive në ofrimin e një programeve më të mira që sigurojnë mirëqenie të plotë, duke ndihmuar punonjësit të menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre fizik, të trajtojnë stresin dhe çështjet personale që mund të lindin në mënyrën më të përshtatshme. Për këtë arsye ne si punëdhënës kemi për detyrë të ofrojmë siguri, barazi dhe mirëqenie në punë sipas standardeve të parapara me ligj të punën duke ofruar hapësira të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të përdishtme ditore.

Gjithashtu, përveç programit fleksibël të përfitimeve, zakonisht bëjmë diskutime të rregullta për të motivuar dhe për të inkurajuar personelin për të udhëhequr një mënyrë jetese të ekuilibruar. Prandaj,  temat që ne i diskutojmë shkojnë nga vlerësimi artit si një formë e terapisë, planifikimet financiare, rëndësia e ushqimit të shëndetshëm, kujdesit ndaj familjes dhe shoqërisë dhe deri tek dalja në pension.

Ne i njohim nevojat e ndryshme të punëtorëve tanë, andaj edhe mundohemi që t’u qëndrojmë sa më afër kërkesave të tyre.