Misioni dhe Vizioni

Misioni dhe Vizioni

Misioni ynë është t’i ndërtojmë vendit tonë të ardhme të suksesshme duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar dhe rritjen e pasurisë së shoqërisë.

Parimi ynë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim është që të punojmë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në drejtim të rritjes së vlerës së shtuar të investimeve.

Në kompaninë tonë krijimi i vlerës së shtuar është para së gjithash i bazuar në rritjen e shitjeve neto, përmirësimin e profitit dhe duke krijuar një pozitë të fortë strategjike për kompaninë. Në investimet e pasurive të patundshme krijimi i vlerës se shtuar është i bazuar në pronat, përkatësisht projektet në zhvillim në përputhje me nevojat e banorëve dhe trendet botërore të arkitekturës.

Që nga projetet e para jemi veçuar në treg për cilësi dhe vëmendje speciale ndaj detajeve të cilat kur mbledhen japin një tërsi, e cila vërehet në dukje dhe ndjesi. Për të ruajtur kualitetin e lartë dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë, ne përkujdesemi që të punësojmë staf professional, të mbajmë ekipin e motivuar, duke u dhënë atyre hapësirë dhe duke krijuar grupe të fokusit me qëllim të zhvillimit të vazhdueshëm të kompanisë. Ne e vlerësojmë rëndësinë e raporteve të ndërsjella, prandaj japim maksimimin që të jemi korrekt në përmbushjen e marrëveshjeve me punëtorët, klientët, kontraktorët apo partnerët tanë. Klientela jonë e përsëritur dëshmon mbi mbajtjen e premtime tona. Arritjet tona janë të përbashkëta dhe këtë e prezentojmë me shumë krenari.

 

Vizioni

Ne si grup i kushtojmë vëmendje nga afër detajeve përgjatë operimit dhe liferimit të shërbimeve të arsyeshme ndaj klientëve tanë. Gjithashtu, edukimi dhe përshtatja me trendet e reja dhe kulturën e jetesës.

Marrëdhëniet që kemi zhvilluar përgjatë viteve janë po aq të rëndësishme për ne sa edhe vet puna. Që nga fillimi deri të fundi, çdo projekt do ta ketë vëmendjen dhe  kujdesin më të lartë të mundshëm. Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë kualitet të punës dhe të shërbimeve tona duke ofruar siguri dhe qëndrueshmëri. Të jemi shembull për punën tonë, atraktiv për partnerët e jashtëm, të besueshëm për klientët tanë dhe të jemi të dëshirueshëm nga punonjësit tanë dhe tregun e punës.