Zhvillimi i Karrierës

Bp Home përkujdeset që të ofroj një mjedis pozitiv të punës, ku secili ka mundësi të kontribuoj përmes angazhimit personal dhe duke shfaqur mirëkuptim të ndërsjelltë edhe në punën ekipore. Duke qenë të hapur në pranimin e ideve të reja dhe debateve konstuktive përpiqemi që ambientin e punës ta shndërrojmë në  një ambient të dashur dhe të ngrohtë në mënyrë që entuziazmi dhe pozitiveti të jenë gjithnjë të pranishëm.

 

Pjesa e trajnimeve dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional hyn në kuadër të politikës tonë zhvillimore. Për këtë arsye kohë jemi në vazhdimësi në kërkim të programeve dhe trajnimeve të specializuara si vendore ashtu edhe ndërkombëtare me fokus në trendet botërore të fushës së ndërtimit, efiçiencës së energjisë elektrike, energjisë së ripërtitshme, përdorimin të materialeve të riciklueshme që ndikojnë në mbrojtje të natyrës dhe ruajtje të ambientit.

 

Angazhimi ynë kyç në krijimin e një ekipi profesional fillon që nga fazat e para të aplikimit ku kandidatët kalojnë përmes një faze filtrimi dhe seleksionimi të drejtë dhe transparent. Përmes programeve të ndryshme zhvillimore ekipi përgatitet për të marrë përgjegjësi dhe më të mirët promovohen dhe marrin pozita më të larta menaxheriale. Përmes pakove të ndryshme afatshkurtëra dhe afatgjate përpiqemi të mbajmë gjallë konkurrueshmërinë dhe rritjen e angazhimeve në arritjen e rezultateve të dëshiruara.

 

Jeni të interesuar për të qenë pjesë e ekipit tonë? Ju lutem shihni më poshtë listën e vendeve të hapura:

 

Pozitat e Hapura:

Titulli i punës dhe Afati për aplikim:

Operator i CNC (Për Prodhim të Shtëpive nga Druri)

Afati për aplikim: 15.10.2019

Inxhinier i Makinerisë 

Afati për aplikim: 15.10.2019

Inxhinier i Elektroteknikës

Afati për aplikim: 15.10.2019

Asistent/e Administrativ/e

Afati për aplikim: 20.10.2019