info@bp-home.com

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 20 Tetor 2019. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim.

" />

Asistent/e Administrativ/e

October 15, 2019, - Bp Home Investment.

“Bp Home Investment” Sh.p.k me seli në Lagjen Tophane-Prishtinë, Rr. Josip Rela 9, është kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë, prodhimit, inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë. Kompania është në rritje e sipër dhe zgjerim të aktiviteteve të saja. Së fundit, si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal dhe profesional për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.

Pozita:                 Asistent/e Administrative

Paga:                   Konkurruese

Data e fillimit:     Tetor, 2019

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Mirëpritja dhe menaxhimi i palëve në Zyrën Qendrore;
  • Orientimi i palëve dhe dhënia e informatave të duhura;
  • Pranimi i telefonatave, e-maileve zyrtare të kompanisë dhe percjellja e tyre tek departamentet përkatëse;
  • Asiston dhe editon përmbajtje (“content”) për publikime, shkrime, video, web-faqe dhe mediume tjera;
  • Asiston dhe editon në përmbajten e kanaleve të komunikimit/prezencës (web faqe, media sociale, mediat tjera, etj)
  • Bën publikimin e shpalljeve të punëve në portale të ndryshme;
  • Menaxhon materialet shpenzuese të zyres;
  • Bën pranimin/dorëzimin e aseteve të kompanisë tek stafi i ri;
  • Bën blerjen e materialeve shpenzuese për nevoja të kompanisë;
  • Hulumton dhe bën rezervimin e biletave për nevoja të kompanisë;
  • Bën kopje të dokumenteve dhe materialeve të tjera të shtypura;
  • Ndihmon departamentet në mbarëvajtjen e fluksit të punëve;
  • Kontribuon përmes punës ekipore për të realizuar rezultatet e planifikuara;
  • Përgatit raportetet javore, mujore në varësi të kërkesave;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë

KUALIFIKIMET MINIMALE:

Kandidati për pozitën e Asistent/e Administrativ duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.

  • Përvojë paraprake në pozita të ngjashme nga 1-3 vite.
  • Ka njohuri të shkëlqyeshme në menaxhimin e mediave sociale me fokus tek marketingu digjital.
  • Ka njohuri të shkëlqyer rreth web faqeve;
  • Shkollim në drejtime relevante (Administratë, Marketing, Biznes, Ekonomi).
  • Kandidati duhet të ketë njohuri te shkëlqyer të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar. Njohja e Gjuhës Gjermane konsiderohet si përparësi e theksuar.
  • Të jetë ambicioz/e, energjik/e dhe i/e disiplinuar në punë.

Po ashtu, si parim gjeneral kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime te kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë aftësi për të identifikuar prioritete; të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.  

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivuese në e-mail në adresën: info@bp-home.com

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 20 Tetor 2019. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim.