Bp Home Investment është kompani investive dhe zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë, tani me projektet e fundit i ka hapur dyert për bashkëpunim me tregjet europiane dhe amerikane. Si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.
Pozita: Inxhinier/e i/e Termoenergjetikës (HVAC)
Vendi i punës: BP HOME INVESTMENT
Paga: Konkurruese
Kohëzgjatja: E pakufizuar
Data e fillimit: Dhjetor/Janar 2019
Kualifikimet themelore:
Edukimi: Fakulteti i Inxhinierisë / Drejtimi Termoenergjetikë dhe Termoteknikë
Përvoja: Së paku 4 vite përvojë profesionale.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Kualifikimet Minimale:
Kandidati/ja duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në ndërtim/menaxhim ndërtimi dhe në pozita të ngjajshme së paku 4 vite.
Po ashtu, kandidati/ja duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë shkathtësi funksionale dhe teknike; të ketë aftësi për të identifikuar prioritete, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.
Kandidati/ja duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mail adresen info@bp-home.com
Në subjekt të e-mailit duhet të përshkruhet pozita për të cilën aplikoni. Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 15 Dhjetor 2019.