info@bp-home.com Data e fundit për pranimin e aplikacioneve 18 Mars 2021 ora 00:00. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim. " />
Kompania “BP Home Investment” është kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë, dhe tani me prezencë edhe në treg internacional përmes fabrikës InstaBuilt. Si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë dhe me shanse të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme.
Industria e ndërtimit dhe konstruksionit përmes teknologjisë po ndryshon vazhdimisht, dhe me dinamikën e saj parashihet të jetë pothuaj e gjitha para-fabrikat dhe modulare, prandaj kjo mundësi për punësim është ideale për kandidatët që dëshirojnë të mësojnë, zhvillohen dhe aplikojnë njohuritë e tyre në këtë drejtim. Prandaj, të gjithë profesionistët që kërkojnë karrierë dinamike dhe janë ambicioz për tu zhvilluar në këtë drejtim për tregje internacionale janë të ftuar të aplikojnë për këtë pozitë.
Pozita: Inxhinier i Elektroteknikës
Vendi i punës: BP Home Invest, tek Fabrika InstaBuilt (rruga Prishtinë/Mitrovicë-Milloshevë)
Paga: Konkurruese
Kohëzgjatja: E pakufizuar
Detyre kryesore e të punësuarit do të jetë si në vijim:
Kualifikimet Minimale:
Kandidati për pozitën e Inxhinier i Elektroteknikës duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.
Duhet të ketë përvoje paraprake në projektim të instalimeve elektroteknike së paku 1 vit. Nëse kandidati ka përvojë pune edhe në mbikyrje/menaxhim do të konsiderohet përparësi.
Njohuri në njërin nga programet Autocad, Archicad apo Revit dhe njohuri shumë të mira në programe aplikative komjuterike të llogaritjeve përkatese elektroteknike.
Po ashtu, Kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim), të ketë aftësi për të identifikuar prioritetet, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, dhe hulumtimit në internet.
Kandidati duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin një biografi profesionale dhe një letër motivuese.
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: info@bp-home.com
Data e fundit për pranimin e aplikacioneve 18 Mars 2021 ora 00:00. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim.