info@bp-home.com Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 18 Mars 2021 ora 00:00. Aplikacionet  e  pakompletuara  dhe  të  dërguara  me  vonesë  nuk  do  të  merren  në konsiderim.  " />

Inxhinier i Makinerisë

Inxhinier i Makinerisë

1 March, 2021

SHPALLJE PËR PUNË

Kompania “BP Home Investment” është kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë, dhe tani me prezencë edhe në treg internacional përmes fabrikës InstaBuilt. Si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë dhe me shanse të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme.

Industria e ndërtimit dhe konstruksionit përmes teknologjisë po ndryshon vazhdimisht, dhe me dinamikën e saj parashihet të jetë pothuaj e gjitha para-fabrikat dhe modulare, prandaj kjo mundësi për punësim është ideale për kandidatët që dëshirojnë të mësojnë, zhvillohen dhe aplikojnë njohuritë e tyre në këtë drejtim. Prandaj, të gjithë profesionistët që kërkojnë karrierë dinamike dhe janë ambicioz për tu zhvilluar në këtë drejtim për tregje internacionale janë të ftuar të aplikojnë për këtë pozitë.

Pozita:                       Inxhinier i Makinerisë

Vendi i punës:          BP Home Invest, tek Fabrika InstaBuilt (rruga Prishtinë/Mitrovicë-Milloshevë)

Paga:                         Konkurruese

Kohëzgjatja:            E pakufizuar

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Detyre kryesore e të punësuarit do të jetën si në vijim:

  • Dizajnimi dhe projektimi i Instalimeve të Makinerisë përkatësisht Ngrohjes, Ftohjes, Ventilimit per projektet e zhvilluara nga kompania;
  • Analize e Plotë për fazën e Instalimeve të Makinerisë përkatësisht Ngrohjes – Ftohjes, për nevojat e kompanisë – Projekteve;
  • Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
  • Organizimi/Mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës.
  • Informimin e udhëheqësve për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim.
  • Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
  • Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga Drejtori.

 

Kualifikimet Minimale: 

Kandidati  për  pozitën  e Inxhinier i Makinerisë duhet  të  posedojë  njohuri  të  thella profesionale,  si  dhe  aftësi  të shkëlqyeshme  hulumtuese,  analitike  dhe  organizative.

Duhet të ketë përvojë paraprake në projektim të instalimeve makinerike ngrohje/ftohje/ventilim së paku 1 vit. Nese kandidati ka pervoje pune edhe në mbikyrje/menaxhim do të konsiderohet përparësi.

Njohuri në njërin nga programet Autocad, Archicad apo Revit dhe njohuri shumë të mira në programe aplikative komjuterike të llogaritjeve përkatëse të makinerisë.

Po  ashtu,  Kandidati  duhet  të  demonstrojë  qasje  pragmatike  në  gjetjen  e  zgjidhjeve adekuate me  burime  të  kufizuara,  të  ketë  aftësi  të  zhvilluara  komunikimi  (në mënyrë verbale dhe me shkrim),  të ketë aftësi për  të  identifikuar prioritetet,  të ketë aftësi për  të bashkëvepruar  me maturi  dhe  ndjeshmëri me  kolegë  dhe  palë;  të  ketë  aftësi  për  të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;  të ketë aftësi për  të  trajtuar  informatat e besueshme  në  mënyrë  të  duhur;  të  ketë  aftësi  të  shkëlqyeshme  në  përdorimin  e kompjuterit, dhe hulumtimit në internet.

Kandidati duhet të posedojë kualifikim universitar, eventualisht 3 provime para diplomimit Bachelor/Master.

Kandidati  duhet  të  ketë  njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.

Kandidatët e  interesuar duhet  të paraqesin një biografi profesionale dhe një letër motivuese.

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: info@bp-home.com

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 18 Mars 2021 ora 00:00. Aplikacionet  e  pakompletuara  dhe  të  dërguara  me  vonesë  nuk  do  të  merren  në konsiderim.