“Bp Home Investment” Sh.p.k me seli në Lagjen Tophane-Prishtinë, Rr. Josip Rela 9, është Kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë. Kompania është në rritje e sipër dhe zgjerim të aktiviteteve të saja. Së fundit, si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.
Pozita: Operator i CNC (Për Prodhim të Shtëpive nga Druri)
Vendi i punës: Selia e kompanisë BP HOME INVESTMENT ShPK.
Paga: Konkurruese
Kohëzgjatja: E pakufizuar
Data e fillimit: Tetor, 2019
Operatori i CNC prodhon pjesë të përpunuara duke programuar, ngritur dhe drejtuar një makinë të kompjuterizuar me komandë numerike (CNC) për të prodhuar shtëpi të drurit. Operatori i CNC duke ruajtur standardet e cilësisë dhe sigurisë; bën mbajtjen e shënimeve; mirëmbajtjen e pajisjeve dhe furnizimeve duke vendosur makinën dhe duke e urdhëruar atë ashtu siç tregohet nga programi.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Operatorit CNC:
Kualifikimet Minimale:
Kandidati për pozitën e Operator i CNC duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme funksionale, teknike, analitike dhe organizative.
Diplomë universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike ose të ketë së paku 5 vite përvojë pune në makina të kopmjuterizuara me komandë numerike (CNC)
Po ashtu, Kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime te kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë shkathtësi funksionale dhe teknike; të ketë aftësi për të identifikuar prioritete, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet. Kandidati duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar. Njohja e gjuhes serbo-kroate është përparësi.
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e-mail adresën: info@bp-home.com
Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 15 Tetor 2019. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim.