KONKURS PUNE
Pozita: Social Media Specialist
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të menaxhojë dhe mbikqyrë përformancën e të gjitha kanaleve në rrjete sociale
Të konceptojë dhe implementojë strategji për përmbajtje në përputhje me objektivat dhe strategjitë e departamentit të marketingut, duke pasur parasysh rregullat dhe strategjitë e brendit
Përgjegjës për menaxhimin operativ të kampanjave të ndryshme online (SEO, Cost per Click, Pay per Click)
Të identifikojë dhe targetojë audienca në rrjete sociale
Bashkëpunon dhe kordinohet me menaxhmentin dhe ekipin e marketingut (team leader/brand manager, designer, etc). në krijimin dhe publikimin e përmbajtjes online për kampanja
Të realizojë raporte mbi rezultatet e çdo kampanje në rrjete sociale përmes KPI dhe matësve tjerë relevant
Hulumton mbi kampanjat aktive dhe të kalura të konkurencës në platformat online
Të jetë në hap me trendet dhe praktikat e reja të rrjeteve sociale dhe të sigurojë feedback konstruktiv
Zhvillon njohuri të vazhdueshme rreth projekteve, shërbimeve, produkteve të kompanisë dhe rreth fushës profesionale në këtë industri
Detyrat e tjera të përcaktuara nga drejtori dhe udhëheqësi i drejtpërdrejtë
Kualifikimet:
Së paku 2 vite përvojë pune si menaxhues i rrjeteve sociale
Njohuri në menaxhimin dhe funksionimin e platformave si Facebook Business Manager, Instagram, LinkedIn, Twitter, Youtube dhe Google Ads & Analytics.
Të ketë njohuri në fushën e marketingut, biznesit dhe të ketë dëshirë për zhvillim profesional
Diplomë në fushën e marketingut dhe çertifikata profesionale në fushën e marketingut digjital
Aftësi të mendimit kritik, zgjidhje të problemeve, aftësi për planifikim dhe punë në ekip
Të jetë njohës i nivelit të lartë i gjuhës angleze
Afati i fundit për aplikim: 15.02.2020
CV dhe Letër motivuese në info@bp-home.com
Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur nga dokumentet e dërguara do të ftohen në intervistë!