Dyert, dritaret dhe roletnet do të jenë të cilësisë dhe sipas karakteristikave të përshkruara në vijim:
- Dyert dhe dritaret do të punohen nga Materiali me profil “REHAU” me gjërësinë e kornizës dhe krahut prej 80 mm, me dy goma;
- Mekanizmi i dyerve dhe dritareve do të jetë i llojit ”AUBI & SIEGENA” Favorit;
- Xhamat do të jenë nga Qelqi Termo-izolues 4x16x4 të mbushur me gaz argon;
- Dorëzat sekuestike do të jene të llojit “Hope” me ngjyrë të bardhë.
- Montimi do të behet me shkumë dhe bulona (shtrafa)
Kryerësi i punëve do t`i dorëzojë Kompanisë Certifikatat e kualitetit të prodhuesit për të gjitha elementet e dorëzuara/montuara, duke përfshirë profilin, hekurin e profileve, xhamat, dorëzat, bulonat (shtrafat), mekanizmat e dyerve dhe dritareve si dhe përshkrimin e mënyrës së montimit nga prodhuesit.
Mos-dorëzimi i certifikatave e kualifikon mallin e dorëzuar si mall me të meta dhe i jep te drejtë Porositësit që ta shkëpusë kontratën dhe të kërkojë kompensimin e dëmit të shkaktuar.