Kryerësi i punëve obligohet që punët e kontraktuara t`i kryej me cilësi të lartë, sipas Projektit arkitektonik, Projektit zbatues dhe kërkesave të Porositësit, sipas materialeve dhe parametrave bashkëkohorë të përshkruara në kontrate.
Suvatimi përfshin:
- SUVATIMI I BRENDSHËM – që përfshin vendosjen e “kontakt betonit” te pllaka e kateve, suvatimin e thjeshtë, “Glet Pofix” dhe ngyrosjen me 2 shtresa ngjyre “Relius” me veti pastruese.
- SUVATIMI I BANJOVE – suvatim i thjeshtë.
Kryerësi i punëve do të jetë i obliguar që, nëse Porositësi ne kete rast kompania kërkon, të pranojë që kryerjen e punëve të bëjë nën mbikëqyrjen e personit/kompanisë të caktuar nga Porositësi, t`i pranojë instruksionet e tij lidhur me punët dhe në atë rast konsiderohet se një punë është e përfunduar vetëm pas pranimit të punës nga ana e mbikëqyrësit;
Kryerësi i punëve detyrohet që menjëherë pas përfundimit të se cilës punë dhe në fund pas përfundimit të të gjitha punëve ta njoftojë porositësin dhe mbikëqyrësin se puna/punët janë përfunduar. Puna e caktuar dhe puna në tërësi konsiderohet e pranuar vetëm pasi Mbikëqyrësi i caktuar nga Porositësi ta ketë bërë pranimin teknik.