Materialet dhe brendet

ALT

Pas realizimit të projektit zbatues ekipi i mbikëqyrjes i përcaktuar nga ana a kompanisë BP Home merr përsipër që përmes inxhinierve të kualifikuar do të bëj Mbikqyrjen e realizimit të ndërtimit të komplekseve, duke filluar nga organizimi i vend-punishtës, procesin e rrënimit të ndërtesave të vjetra, të gjithë ndërtimin e deri në përfundimin e tij sipas parimit “Qelës në dorë”, si dhe asistimin me rastin e pranimit teknik të objektit nga organi kompetent komunal.

Ekipi i mbikëqyrjes do të realizoj dhe përfundoj detyrat e lartpërmendura, në përputhje me  “Projektin detal” të punuar për ndërtimin e Kompleksit, të cilin Kompania BP HOME do t`ia dorëzoj në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Gjatë kryerjes së punëve ekipi i mbikëqyrjes do t`i përmbahet “Projektit Detal” dhe në përputhje me të do ta punoj “Projektin zbatues” i cili do të jetë në përputhje me standardet teknike profesionale dhe zotohet se do të marrë pjesë respektivisht do ta prezantojë dhe mbrojë projektin para Drejtorisë për Urbanizëm si dhe do të bëjë të gjitha ndryshimet/përmirësimet në projekt deri në pranimin e tij respektivisht deri në marrjen e lejes së përdorimit.

Ekipi i cili mbikëqyre punimet po ashtu zotohet se do te marrë pjesë gjatë implementimit të projektit, do të këshillojë lidhur me implementimin e tij dhe në rast të problemeve në implementim të bëjë ndryshimet e nevojshme ne projekt.

Ekzekutimi i projektit dhe kontrolli

  • Planifikimi i projektit dhe kontrollimi (menaxhimi i dimensioneve të kohës dhe kostos gjatë periudhës së ekzekutimit);
  • Administrimi i kontratës
  • Koordinimi dhe menaxhimi i tëre projektit
  • Organizimi i strukturës së menaxhimit të projektit
  • Përdorim optimal i fondeve në dispozicion
  • Përgatitja e orarit të detajuar të projektit
  • Përgatitja e planit financiar të projektit
  • Vendosja e modelit  kompjuterik për monitorimin e progresit
  • Koordinimi i ekipeve të projektit mbi projektin
  • Përmirësim i dizajnit të projektit si dhe kualitetit të ndërtimit
  • Koordinim në përgatitjen e dokumenteve teknike ne nënkontraktort

Dizajni

Përgatitje dhe kontrolli i detajuar i faza të projektit për realizim

  • Dizajn i detajuar i formave dhe ndërtimit prej çeliku
  • Dizajn i detajuar i instalimit të ujit dhe kanalizimit
  • Dizajn i detajuar të instalimeve mekanike
  • Dizajn i detajuar i instalimeve elektrike
  • Dizajn i detajuar i peizazhit

Mbikëqyrja

Mbikëqyrja e të gjitha punimeve në teren sipas ligjeve dhe rregulloret e Kosovës për ndërtimtari

ALT

 

Punimi i prizave dhe furnizimet tjera janë paraparë priza monofazore, trefazore dhe dalje tjera. Prizat me kontaktet për tokëzim të ashtuquatura “Shuko” janë paraparë në të gjitha hapësirat  për kyqje të pluhurthithëses, llampave qëndruese, lavatriqes, makinës për larjen e enëve, mikserit, nxemëses, bojlerit dhe ventilatorit mbi shporet.

Priza për makinën për larjen e enëve është paraparë në kuzhinë  në lartësinë 1.2m kurse për lavatriqe në WC në lartësinë 1.6m.

Zilja sinjalizuese në banesa bëhet me kabllo PPY 2×1.5 0,6/ 1kV dhe ndërprerësin e zileve 250V/6A .

Ndërprerësit të punohen në lartësi 1.3m,prizat në dhoma  në lartësinë 0.3m,në kuzhina 1.2m dhe në banjo 1.6m.

ALT

 

Punimi i instalimeve elektrike kryhet me kabllo PP00,PP-Y dhe PPOO-Y të cilat shtrihen në dysheme. Kabllot duhet të vendosen në gypa PVC(bazhur) përkatës. Instalimi i ndriqimit parashihet me kabllo 1.5 mm2 dhe siguresa automatike 10A,kurse instalimi i prizave dhe furnizimit për bojlerë dhe nxemëse  me kabllo me seksion 2.5 mm2  dhe siguresa automatike 16A.

Për degëzimin e qarkut elektrik aty ku degëzohet ,të përdoren kutitë shpërndarëse në të cilat nxiren daljet për drita,ndërprerës ose për priza.Për nevoja të tokëzimit të kontakteve metalike në banjo,gypa të ujësjellësit ,kanalizimit,nxemjes qendrore dhe të gjitha pjesëve të metalta të cilat mund të marrin kontakt elektrik  bëhet zbarra për tokëzim,për barazimin e potencialit.

ALT

Instalimi i tokëzimit dhe rrufepritësit përbëhet prej:
– Përcjellësve pranues, të cilët janë të vendosur në kulm
– Përcjellësve rënës,
– Kutive për testim,
– Përcjellësit në tokë dhe
– Tokëzuesit

 

Si përcjellës pranues është paraparë shiriti  nga qeliku i zinkuar Fe-Zn 20×3 mm dhe ulluqet horizuntal në kulm.Shiriti përforcohet përmes mbajtëseve të rrufepritësit në kulm të cilat ndodhen në distancë 1m nga njëra tjetra.

Përcjellësit rënës janë nga kulmi deri te kutitë për testim që bëhen me shirit Fe-Zn 20×3 mm që vendosen në shtylla sipas vizatimit në projekt gjatë ndërtimit të objektit.

ALT

Gardhi i shkallëve është prej profileve të alumini t dhe të hekurit ,ndërsa ai I ballkonave ka bazë nga muri i betonit si dhe lart me profile të aluminit. 

Gardhi punohet lartësi me normat e projektimit (për nivel të sigurisë)

 

ALT

Të gjitha dyshemetë janë notuese me shtresa termoizoluese kurse te nyjet sanitare janë edhe me shtresa hidroizoluese me trashësi optimale  për  kërkesat e ndërtimit  dhe specifikat e materialit. 

ALT

Dyert e banesave janë dyer  të blinduara (Dierre italiane), me dimensione standarde  dhe të çertifikuara sa i përket sigurisë së tyre.

Dyert kryesore në object  janë nga Alumini me një shkallë të lartë sigurie dhe mund të hapen me anë të  komandës në banesa përmes interfonit.

Dyert e brendshme janë prej drurit të furniruar,të plota apo me xham, prodhim gjerman nga kompani Prum, me ateste.

ALT

Kryerësi i punëve obligohet që punët e kontraktuara t`i kryej me cilësi të lartë,  sipas Projektit arkitektonik, Projektit zbatues dhe kërkesave të Porositësit, sipas materialeve dhe parametrave bashkëkohorë të përshkruara në kontrate.

Suvatimi përfshin:

  • SUVATIMI I BRENDSHËM – që përfshin vendosjen e “kontakt betonit” te pllaka e kateve, suvatimin e thjeshtë, “Glet Pofix” dhe ngyrosjen me 2 shtresa ngjyre “Relius” me veti pastruese.
  • SUVATIMI I BANJOVE – suvatim i thjeshtë.

Kryerësi i punëve do të jetë i obliguar që, nëse Porositësi  ne kete rast kompania kërkon, të pranojë që kryerjen e punëve të bëjë nën mbikëqyrjen e personit/kompanisë të caktuar nga Porositësi, t`i pranojë instruksionet e tij lidhur me punët dhe në atë rast konsiderohet se një punë është e përfunduar vetëm pas pranimit të punës nga ana e mbikëqyrësit;

Kryerësi i punëve detyrohet që menjëherë pas përfundimit të se cilës punë dhe në fund pas përfundimit të të gjitha punëve ta njoftojë porositësin dhe mbikëqyrësin se puna/punët janë përfunduar. Puna e caktuar dhe puna në tërësi konsiderohet e pranuar vetëm pasi Mbikëqyrësi i caktuar nga Porositësi ta ketë bërë pranimin teknik.