Lagjja Qershia ka filluar të ndërtohet në vitin 2017, në fazën e parë janë ndërtuar gjithësej 130 shtëpi dhe për më pak se dy vite është plotësisht e banuar, sot projektin Qershia po e përmbyllim duke i finalizuar edhe 32 shtëpi me modele dhe madhësi ekskluzive.

32 Qershi të përsosura, të organizuara në 4 tipe të ndryshme, me madhësi ekskluzive, të projektuara me planifikim perfekt dhe me trendet e fundit të arkitekturës botërore, kanë filluar të ndërtohen me materiale të zgjedhura nga brendet më të fuqishme të sektoreve përkatëse. Qershitë e mëdha, presin të takojnë banorët e tyre!

Siguria personale është një faktor tjetër që ndikon në cilësinë e jetës tonë. Kur statika, elektrika dhe të gjitha pozicionet tjera janë punuar nga materialet e zgjedhura dhe profesionistët e fushave përkatëse, ju keni sigurinë për qëndrueshmërinë e shtëpisë suaj.

Procesi i ndërtimit

Banorët e lagjes ''Qershia''

ALT

“Ne patëm kënaqësinë të bashkëpunojmë me BP Home, kishin sygjerime të shkëlqyeshme për shtëpinë tonë që e kërkonim gjatë. Vëmendjen ndaj detajeve, përfshirë edhe materialet me cilësi të larta, i gjejmë në shtëpinë tonë të re. Në fakt, ne ende po zbulojmë gjërat e vogla që e bëjnë shtëpinë tonë të shkëlqyeshme! Mjeshtëria dhe bukuria janë të dukshme kudo. Ne e duam vendin tonë të ri, lagjen e re, ne e duam Qershinë tonë!

Lule Elezi & Uwe Novitzki
ALT

Unë dhe familja ime, jemi shumë të lumtur në shtëpinë tonë të re. Jemi me fat që në lagjen Qershia kemi arritur të gjejmë në një vend të vetëm cilësinë, privatësinë, miqësinë dhe sigurinë që i nevojitet familjes për një jetë të shëndetshme dhe të rehatshme. I jemi falenderues gjithë stafit të BP Home, për mbështetjen e tyre që na kanë dhënë si banorë të rinjë në lagje.

Blerta Rushiti Këpuska
ALT

Arkitektura moderne e bën akoma më të veçantë lagjen “Qershia” për një mjedis me mundësinë e një jete të mirë familjare. Mjedisi që ne pëlqejmë ngërthen në vete shumë gjëra: organizimin, hapësirat e sigurta e të gjelbëruara. Do të citoja, David Harold Fink: ‘’Kur ne të bëhemi pjesë e diçkaje, atëherë ajo bëhet pjesë e jona’’. Me një sistem social të planifikuar mirë ne kemi ambiente që plotësojnë nevojat tona si pjesë e një komunitet fantastik!

Shpresa Rama
ALT

Edhe unë tani më jam banorë i lagjes ”Qershia” dhe jam shumë i kënaqur sa i përket ndërtimit në çdo aspekt. Infrastruktura, rregullimi i lagjes,  ambienti dhe miqësia me banorët e tjerë të jep kënaqësi të veqantë të të jetuarit. Jam i entuziazmuar që marr pjesë në një lagje të mirëmbajtur të sigurtë dhe miqësore.

Ymer Bajrami
ALT

Ne e kemi gjetur atë që e kemi kërkuar gjatë! Në lagjen Qershia ndihemi rehat dhe të sigurtë ndërsa në shtëpinë tonë e kemi ngrohtësinë dhe cilësinë e duhur. Si pjesë e një komuniteti shumë të mirë ne jemi të rrethuar me fqinjë shumë të mirë!

Hajrush Lenjani
ALT

I kemi të gjitha mundësitë për një jetë të lumtur familjare në lagje dhe për këtë ne si prindër ndihemi krenarë që patëm mundësi që mundin tonë shumëvjeçar ta investojmë në një lagje ku e ardhmja e fëmijëve tanë është e sigurtë.  Tri elemente kyçe vendimtare për blerje të shtëpisë ishin : lokacioni, komuniteti i lagjes dhe siguria.

Fidan Rama
ALT

Jetojmë mirë, sepse na e dha këtë mundësi Bp-Home! Kur them jetojmë mirë, me këtë nënkuptoj për tërë familjen, unë, bashkëshortja, vajza dhe djali. Po ashtu jetojmë dhe shëndetshëm sepse e kemi pastërtinë dhe qetësinë në lagjen tonë. Fëmijët i shijojnë hapësirat për lojrat e tyre, ne prindërit e shijojmë oborrin e shtëpisë. Është lagjja Qershia që na e plotësoi dëshirën, familje e lumtur, komshi të mirë dhe hapësira të sigurta.

Dardan Belegu